Boks Sport Të tjera

WILDER NDRYSHON STRATEGJINË/ Shtyn sfidën me Ortiz për të evituar revanshin me…

Revanshi mes kampionit të botës në peshën e rëndë, amerikanit Deontay Wilder dhe kubanezit Luis Ortiz do të zhvillohet më në nëntor. Kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej më 28 shtator, por duket se është vendosur që ajo të shtyhet me dy muaj. Një lëvizje strategjike kjo e kampionit të botës në kategorinë WBC, për të evituar një tjetër revansh, atë të 22 shkurtit ndaj Tyson Fury.

Nga dueli Wilder-Ortiz

Duket se Wilder synon të duelojë në pranverën e 2020-ës ndaj fituesit që do të dalë nga dueli mes Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua. Shpresa e amerikanit është unifikimi i titujve kampionë bote në peshën e rëndë, objektiv që ai nuk e ka mohuar kurrë.

Wilder dhe Ortiz janë përballur edhe më parë, në mars të 2018-ës dhe kampioni i botës asokohe fitoi me “KO teknik” në raundin e 10-të. Gjithsesi, zyrtarizimi i këtij ndryshimi të programit pritet të zyrtarizohet ditët në vijim. Tashmë situata në peshën e rëndë bëhet gjithnjë e më interesante, me shumë boksierë protagonistë që dalin në skenë.

Related posts

ASLLANI KA NJË VARIANT MË SHUMË/ Një Kampion Bote interesohet për mesfushorin e Kombëtares

F.autor

Botërori 2018/ Rregullorja e Gjermanisë: Ok për një birrë, por seksi…

Sadik.Autor

NGA PORNOGRAFIA TEK BIXHOZI/ Ja 20 bosët e klubeve të Premier Ligës (LISTA)

Isa.Autor

Leave a Comment