Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Ish-trajneri i Interit gati të marrë drejtimin e Fenerbaces

Mediat turke raportojnë se Rafael Benitez do të jetë trajneri i skuadrës turke të Fenerbaçes.

Lajmi i bujshëm bëri xhiron e rrjeteve sociale duke u habitur të gjithë me vendimin e tekniku spanjoll.

Pas shkarkimit të Emre Belezoglu, presidenti i klubit turk, Ali Koç u shpreh se do të afronte në skuadër një trajner të shkollës portugeze ose gjermane, por mediat në Turqi e kanë bërë fakt të kryer uljen e 61 vjeçarit në stolin e Fenerbaçes.

Me afrimin e një trajneri të tillë, klubi turk pritet të bëjë dhe blerje të mëdha për të bindur spanjollin për ambiciet e klubit.

Benitez ka një karrierë të gjatë si trajner duke stërvitur disa skuadra ku spikasin, Real Madrid, Liverpul dhe Inter.

Related posts

VENDIMI EKSTREM NDAJ OLIGARËVE TË PUTIN/ Abramovich i shpëton sanksioneve, por Chelsea është në shitje

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ UEFA merr vendim në lidhje me Milanin, ja lëvizja e fundit për “Kuqezinjtë”

Delo.autor

“MAGJI” NË KOREN E JUGUT/ Një dragua mitike fluturon rreth stadiumit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment