Futboll Sport

ANKTH TEK KOMBËTARJA E SPANJËS/ Mesfushori i Barcelonës rezulton pozitiv me COVID-19 dhe plasin polemikat për…

Do të jetë një javë mjaft e trazuar kjo për kombëtaren e Spanjës, pas pozitivitetit me COVID-19 për Serzhi Buskets në prag të debutimit në finalet e kompeticionit EURO 2020.

Pas infektimit të mesfushorit të Barcelonës, përfaqësuesen e drejtuar nga Luis Enrike e ka mbërthyer kaosi. Kundërshtari i “La Roja”-s në EURO 2020, Suedia e cila është e planifikuar të luhet si sfidë më 14 qershor, kanë kërkuar që iberikët të respektojnë rregullat e protokollit anti-COVID dhe të kryejnë 10 ditë karantinë, ndërkohë ka filluar polemika për mungesën e vaksinimit të lojtarëve të impenjuar në këtë kompeticion.

Serzhi Buskets është rikthyer në Barcelonë duke u vetëizoluar, por për kombëtaren e Spanjës ka ende frikë.

Kapiteni i përfaqësueses iberike ka kaluar gjithë javën me shokët e skuadrës dhe ka luajtur për një orë në miqësoren ndaj Portugalisë. Skuadra për momentin ndodhet në karantinë të cilët janë në pritje të tamponëve.

Related posts

Zbulohen formacionet: Milan-Arsenal

Q.Autor

I SIGUROI KUALIFIKIMIN NË GJYSMËFINALET CHAMPIONS/ PSG gati t’i ofrojë kontratë të re sulmuesit…

Delo.autor

Melissa Castagnoli, ish e dashura e Balotellit, spektakël në Miami (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment