Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Merkato dhe rroga, ja pse Antonio Conte refuzoi Tottenham…

Antonio Konte pas largimit nga Interi ishte përfolur për një kalim në te Totenhemi, por sipas mediave italiane dhe britanike duket marrëveshja ka dështuar përfundimisht.

Të njëjtat burime konfirmojnë se trajneri ka shumë dyshime mbi projektin që i ofrohet në Londrën veriore. I pari ka lidhje me qëndrimin, tepër në dyshim të bomberit dhe kapitenit Herri Kejn. Konte ka kërkuar qëndrimin e pykës që nga ana e tij ka shprehur në më tepër se një rast se është gati për një aventurë të re.

Pavarësisht se do të bëhej trajneri i dytë më paguar në Angli me një rrogë prej 14.5 milionë eurosh, italiani duket se ka pasur mosmarrëveshje edhe me bonueset që do të përfitonte nga kontrata në fjalë. Një aspekt tjetër i refuzimit të tij ka të bëjë me merkaton.

Mësohet se Konte ka kërkuar mbi 100 milionë euro investime për të përforcuar Totenhemin, por kjo kërkesë është refuzuar kategorikisht, çka ka shtyrë italianin të mbyllë çdo hapësirë për bisedime të mëtejshme

Related posts

ASLLANI DREJT LARGIMIT/ Bologna ofron Castron për mesfushorin kuqezi

F.autor

SEKRETI I MESSIT NË 5 MITUTAT E PARA TË LOJËS/ Gjithçka zbulohet nga një… libër

Delo.autor

EURO 2024/ Bologna klubi me më shumë gola të shënuar dhe asiste

F.autor

Leave a Comment