Futboll Sport

TRAJNERI ENRIQUE E DO URGJENT NË KOMBËTARE/ Futbollisti spanjoll braktis pushimet në Mykonos me të dashurën

COVID-19 ka prekur çdo sferë të jetës dhe absolutisht nuk kishte si të mungonte edhe në “Euro 2020” dhe në këto kushte futbollisti i fundit që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 është edhe Serxhio Buskets.

Pas grumbullimit me kombëtaren spanjolle për ndeshjet e “Euro 2020” i është dashur të largohet nga pjesa tjetër e skuadrës dhe menjëherë i gjendur në vështirësi trajneri Luis Enrique ka telefonuar futbollistin e Selta Vigos, Brais Mendez.

Siç raporton “Marca” kjo telefonatë urgjente nga ana e timonierit të kombëtares spanjolle ka detyruar Mendez të ndërpresë pushimet në Mynokos të Greqisë i cili ndodhej me të dashurën e tij për t’u venën nën urdhrat e tij për të zëvendësuar Busketsin në “Euro 2020”

24-vjeçari Mendez kishte debutuar për “Furinë e Kuqe” në vitin 2018, teksa tashmë duket se do të ketë shansin e artë për të luajtur me kombëtaren në Europian.  Ai mund të luaj në pozicionet e sulmit dhe të mesfushës dhe në këtë mënyrë mund të përdoret aty ku skuadra ka nevojë.

Related posts

Vila përrallore ku po riaftësohet Neymar

Q.Autor

Nis në “Selman Stërmasi”, super sfida Partizani do fitoren për Europën, Skënderbeu për krenarinë

Sadik.Autor

“GLADIATORI”/ Granit Xhaka: Falë këtij SUPER lojtari te Arsenali, unë u përmirësova

Isa.Autor

Leave a Comment