Futboll Sport

ZYRTARE/ Ndryshon ekip pas 4 viteve, ish-mbrojtësi i Kukësit dhe Vllaznisë firmos me klubin…

Ish-mbrojtësi i Kukësit dhe Vllaznisë, Yll Hoxha është bërë me ekip të ri, teksa është zyrtarizuar ditën e sotme te skuadra e Gjilanit. Këta të fundit, nëpërmjet një komunikate, bëjnë me dije se kanë firmosur me mbrojtësin.

Hoxha ishte pjesë e Feronikelit në 4 sezonet e fundit, teksa njoftoi largimin pas përfundimit të kampionatit, ndërkohë që tashmë do të vazhdojë karrierën te Gjilani në Kosovë. Munishi e pëlqen si lojtar 33-vjeçarin dhe për këtë arsye, i ka kërkuar drejtuesve të firmosë kontratën.

Kujtojmë se mbrojtësi ka luajtur në Superiore nga viti 2012 deri në 2016, ku u aktivizua me Flamurtarin, Vllazninë dhe Kukësin.

Related posts

Juventusi mposht minimalisht Romën, i’a rrëmben Interit vendin e dytë (VIDEO)

Q.Autor

RRËFEN NGA JETA E TIJ PRIVATE/ Tregon mbrojtësi i Juventus: Kurseja 50 dollarë dhe ndihmoja prindërit të…

Delo.autor

E BUJSHME nga gazeta katalanase: E dashura e Pique e tradhtoi me Pep Guardiolën?

F.autor

Leave a Comment