Futboll Premier League Sport

6 GOLA NË 25 NDESHJE/ E vendosin lojtarët e tjerë, mesfushori De Bruyne merr çmimin e rëndësishëm

Kevin de Bryjne është vlerësuar si “Lojtari më i mirë” i kampionatit anglez, një çmim që jepet nga vetë futbollistët.

6 gola dhe 12 asiste në 25 paraqitje i kanë mjaftuar belgut për të bindur kolegët se meriton të jetë më i miri, pavarësisht se në sezonin që sapo përfundoi ngriti trofeun e kampionit të Anglisë dhe atë të Kupës së Ligës. Ndërkohë që mesfushori vlerësohet, stafi mjekësor i Belgjikës është tepër i shqetësuar për gjendjen e tij pas dëmtimit të pësuar në mollëz gjatë finales së Champions-it kundër Çelsit.

De Bryjne ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale dhe po lufton me kohën për të qenë sa më shpejt i gatshëm për ekipin dhe trajnerin Martinez. Sidoqoftë, vështirë se ai do të jetë në fushë të shtunën kundër Rusisë kur Belgjika të debutojë në Europianin e këtij viti.

Related posts

EMOCIONE NË “EMIRATES”/ Derbi i Londrës mbyllet me barazim në “paqe” (VIDEO)

Delo.autor

PANIK NE “EURO 2020″/ Momenti kur mesfushori Eriksen humbet ndjenjat në fushë (VIDEO)

Delo.autor

MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ Dalin nga “koma” Skënderbeu dhe Flamurtari, ja të gjitha lëvizjet

Delo.autor

Leave a Comment