Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ÇEKI-SHQIPËRI/ Kompanitë e basteve nuk i japin asnjë shans Kombëtares. Shikoni sa kuotohet triumfi i “Kuqezinjve”

Shqipëria do të zbresë sot në fushë në orën 20:15, për t’u përballur me Republikën Çeke, në takimin miqësor që do të zhvillohet në Pragë. Pas barazimit pa gola ndaj Uellsit, kuqezinjtë e Edi Rejës, do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv, për të mbajtur lartë moralin, në prag të ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës.

Edhe pse në letër të dy kombëtaret duket se nuk kanë shumë diferenca, kompanitë e basteve nuk i kanë dhënë asnjë shans Shqipërisë, teksa duken të bindur në suksesin e vendasve.

Triumfi i kuqezinjve kuotohet me koeficientin 7 nga kompanitë ndërkombëtare, ndërkohë që fitorja e Çekisë, 1.53. Për sa i përket barazimit ai kuotohet me koeficientin 3.6.

Related posts

DERBI KRYEQYTETAS/ Çinari shënon për “Demat” nga 30 metra distancë, ja goli “magjik” (VIDEO)

Delo.autor

Teuta zbulon listën: Ja cilët udhëtojnë drejt Turqisë

Q.Autor

RA NGA KATEGORIA/ Klubi anglez nxjerr në shitje yllin e saj! Liverpool interesohet

Delo.autor

Leave a Comment