Futboll Sport

YLLI AGUERO I DHUROI NJË MAKINË/ Punëtori i stadiumit e nxjerr në shitje, 5% e shumës do të shkojë për…

Ka shumë lojtarë në futboll, por jo vetëm, që bëjnë gjeste të mëdha kundrejt njerëzve të thjeshtë.  Serxho Aguero është njëri ndër ta, i cili pa hezituar aspak i dhuroi një punëtori të stadiumit “Range Rover-in” e tij.

Ky gjest nga ana e ish-futbollistit të Mançester Sitit bëri shumë jehonë në media përpara largimit të këtij të fundit nga skuadra angleze. Futbollisti argjentinas ia dhuroi makinën e tij punëtorit të stadiumit në shenjë vlerësimi dhe falënderimi nga ana e tij, për punën që bën.

Por siç duket punëtori i stadiumit nuk i ka hyrë në punë dhe për këtë ka menduar ta nxjerrë në shitje makinën. Vlera e saj shkon në 40.000 paund sipas njoftimit të nxjerrë nga “Ebay”.

Sipas bashkëshortes dhe punëtorit të stadiumit, ata nuk kishin nevojë për një makinë të dytë, sepse ata e kishin makinën e tyre në shtëpi dhe për këtë ata kanë menduar ta nxjerrin në shitje ku 5% e shumës së fituar nga shitja e “Range Rove-it” do të shkojë për bamirësi.

Related posts

DEKLARATA NË PRAG TË NDESHJES NDAJ FROSINONES/ Spalletti: Titullar do të jetë sulmuesi…

Delo.autor

LIVE/ Kosova në kërkim të fitores historike, Italia për kthesën ndaj Portugalisë

Isa.Autor

Nga RONALDO tek MARCELO/ Njihuni me 18 MADRILENËT që u dënuan me BURG për…

Isa.Autor

Leave a Comment