Futboll Sport

“JAM 22 VJEÇ DHE NUK KAM PROVUAR KURRË…”/ Futbollisti bën premtimin e çuditshëm nëse Anglia fiton “EURO 2020”

Mesfushori i Anglisë, Deklan Rajs ka bërë një deklaratë të çuditshme duke u shprehur se do të pinte birrë nëse ‘’3 Luanët’’ do të fitonin Kampionatin Europian.

22 vjeçari i cili zhvilloi një sezon fantastik me Uest Hemin u grumbullua nga trajneri Sauthgejt i cili e shikon si një element të rëndësishëm në skuadër.

Në një deklaratë për mediat britanike, Rajs u shpreh se nuk kishte provuar kurrë birrën, por do ta provonte nëse Anglia triumfon në kompeticionin e verës.

‘’ Unë jam 22 vjeç dhe deri më tani nuk kam pirë kurrë një birrë. Nuk më pëlqen aroma, kjo është arsyeja pse nuk e kam provuar, madje kurrë mos iu afroni një birre. Por e dini çfarë? Do ta provoj nëse bëhemi kampionë”.

Related posts

Selmani drejt largimit nga Laçi, kurbinasit e kanë zëvendësuesin në shtëpi

Sadik.Autor

LOJTARËT E INFEKTUAR DHE RIHAPJA E STADIUMEVE/ Presidenti i federatës italiane: Duhet ta kalojmë në plan të dytë…

Delo.autor

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Endri Çekiçi realizon gol dhe asist për Olimpijan

Delo.autor

Leave a Comment