Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Cilësohet si futbollist me të ardhme, Interi rinovon kontratën me talentin shqiptar

Talenti shqiptar, Andi Hoti ka rinovuar kontratën me Interin teksa do të jetë pjesë e skuadrës zikaltër deri në verën e vitit 2024.

Hoti i cili luan në rolin e qendërmbrojtësit, u transferua në janarin e kaluar nga skuadra e Zyrihut, dhe u bë pjesë e skuadrës së 17 vjeçarëve të Interit më pas kaloi në radhët e 19 vjeçarëve. Lajmin për rinovimin e kontratës e dha gazetari i njohur Nikola Shira.

Interi shquhet për talentet e saj në skuadrën e Primaveras dhe e cilëson Hotin si futbollist me premisa për të ardhmen, duke mos nguruar t’i ofrojë rinovimin e kontratës.

18 vjeçari ka lindur në Zvicër, por ka zgjedhur të luajë për Kosovën, duke bërë dhe debutimin e tij të parë me 21 vjeçarët e dardanëve.

Related posts

CHRISTIAN OULISIC TURPËRON PIQUE/ Shikoni lëvizjen “magjike” të 20-vjeçarit (VIDEO)

Delo.autor

Milan tregon objektivin e verës, ‘piketohet’ ylli i Portos

Q.Autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Aleksi: Është një ndeshje shumë e fortë, duhet të luajmë për…

Delo.autor

Leave a Comment