Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Tjetër lëvizje surprizë, klubi i Serisë A gjen trajnerin e ri

Të shumta kanë qenë ndryshimet në pankina të klubeve të Serisë A në fund të sezonit. Sasuolo është ekipi i radhës që ka gjetur trajnerin e ri, që do të ulet në pankinën e emilianëve sezonin e ri.

Pas largimit të Roberto De Zerbit drejt Shakhtarit, drejtuesit e Sasuolos, do t’i besojnë “timonin” e skuadrës”, Alesio Dionisit, një trajneri i ri, protagonist i një sezoni fantastik me Empolin në Serinë B, që u konkretizua me ngjitjen e toskanëve në elitën e futbollit italian.

Sasuolo ia ka dalë të mposhtë konkurrencën e disa skuadrave, mbi të gjitha të Sampdorias, për të marrë Dionisin, ndërsa marrëveshja është konfirmuar edhe nga presidenti i Empolit.

Related posts

NGA MAKTHI TURK TEK NOSTALGJIA ITALIANE/ Ujkani këshillon Milanin: Të arrijë akordin me Zhegrovën, cilësi të…

Delo.autor

E BUJSHME/ James Rodriguez shkon në Katar, AS zbulon klauzolën e veçantë

Delo.autor

Ibrahimovic shfryn ndaj kritikëve/ “Kjo është një shifër e çmendur në futboll”

Isa.Autor

Leave a Comment