Futboll

Strakosha flet si lider: Të mos demoralizohemi, treguam se jemi të fortë

Në ndeshjen e kaluar, në ‘Allianz Stadium’, Thomas Strakosha bëhej hero me atë penallti të pritur pikërisht ndaj Dybalës, në minutat shtesë të takimit, duke i dhënë Lazios 3 pikët në transfertën ndaj Juventusit.
Sot në ‘Olimpico’, portieri shqiptar i bardhekaltërve nuk arriti të bëjë të njëjtën gjë, në gjuajtjen e Dybalës në minutën e 93-të, që përfundoi në këndin më të largët të portës.

Gjithsesi, portieri shqiptar i Lazios mori rolin e liderit pas ndeshjes dhe bëri thirrje që skuadra të mos demoralizohet dhe të vijojë të japë maksimumin.

“Zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë, ndonëse vinim pas një 120-minutëshi shumë impenjativ të mërkurën dhe përballë sot kishim kampionët në fuqi. Mund të them se Juventusi nuk e meritoi fitoren, për atë që dha në fushën e lojës, por fati këtë herë ishte me ta. Ne nuk duhet të demoralizohemi, por të vijojmë të japim maksimumin, pasi edhe sot treguam se jemi shumë të fortë”, u shpreh Strakosha. /Express/

Related posts

MESFUSHORI MARTINEZ KËRKON LARGIMIN/ Bayern Munich nxjerr në shitje yllin për një shifër qesharake, por…

Delo.autor

RRËFEHET CASEMIRO/ Nga “Topi i Artë” tek krahasimi me Kante dhe çfarë e bën Ancelotti-n special

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Pranë golit korçarët, Shameti bën shpëtimtarin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment