Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ FSHF u interesua që të vishte fanellën e Shqipërisë, mesfushori drejt kalimit në Greqi

Pajtim Kasami mund të rikthehet në Greqi, për t’u bashkuar me gjigandët e Olimpiakos. Me këta të fundit 29-vjeçari ka luajtur deri në 2016 dhe tashmë është projektuar një rikthim i tij në Athinë.

Në sezonin e fundit, mesfushori ishte pjesë e Bazelit në Zvicër, por sipas asaj që raporton Gianluca Di Marzio, futbollisti është shumë afër transferimit te Olimpiakos. Kujtojmë se FSHF ka shfaqur interes që Kasami të zgjedhë të përfaqësojë Shqipërinë, për vitet e mbetura të karrierës.

Djegur një herë me Bajramin, në FSHF nuk do të nxitojnë me rastin Kasami. Ndonëse nevoja për një fantazist, që të mund të rrisë edhe efikasitetin e sulmuesve në ekip është e madhe, pritet që institucioni i futbollit në vend të mund të ketë garancinë juridike maksimale, përpara se të bëjë kërkesën që Kasami të lërë Zvicrën (nuk ftohet prej pesë vitesh) dhe të kërkojë nga FIFA që të vishet kuqezi. Kështu që, çështja “Bajrami”, në njëfarë mënyre mban pezull edhe rastin e Pajtim Kasamit, i cili së fundmi po shkëlqen në Zvicër me Bazelin, duke shënuar radhazi.

Related posts

Klopp: E urrej këtë rezultat, nuk mund të bëjmë gabime të tilla

Sadik.Autor

CR7 DHE GEORGIONA PUSHIME NË JAHTIN LUKSOZ/ Portugezi mendon t’i bëjë vetes një dhuratë të veçantë

Delo.autor

HISTORIKE/ De Biasi e bën sefte me Azerbajxhanin, ish-trajneri i Shqipërisë triumfon në transfertë

Delo.autor

Leave a Comment