Futboll Sport

HISTORIKE/ De Biasi e bën sefte me Azerbajxhanin, ish-trajneri i Shqipërisë triumfon në transfertë

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ka marrë fitoren e parë nën drejtimin e Azerbajxhanit. Skaudra e tij triumfoi me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Qipros falë golit të Medvedev në minutë e 29-të.

Kujtojmë që ky është takimi i dytë që italiani drejtor azerët, pasi në debutim u mposhtë në shtëpi nga Luksemburgu me përmbysje 1-2. Një fitore tepër e rëndësishme kjo për Azerbajxhanin, që e rikthen fuqishëm në garë për vendin e parë. Skuadra e De Biazit bën pjesë në Grupin 1 të Ligës C së bashku me Malin e Zi, Luksemburgun dhe Qipron.

64-vjeçari, i cili disponon edhe pasaportën shqiptare, do të tentojë të shkruajë historinë me përfaqësuesen e tij të re, siç bëri me kuqezinjtë.

Related posts

“PIKANTE” TEK BARCELONA/ Griezmann: Suarez më ka telefonuar, Messi ende jo

F.autor

SFIDA MES PARTIZANIT DHE LAÇIT/ Ja vendimi për stadiumin ku do të luhet ndeshja e së shtunës

Delo.autor

TEUTA-BEITAR/ Fantastik Blerim Krasniqi, durrsakët gjejnë menjëherë golin e avantazhit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment