Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Sarri me ide të qarta për Lazion, synohet të marrë në ekip ish-sulmuesi i Inter-it

Shumë lojtarë janë në shënjestrën e Igli Tares dhe trajnerit të ri të Lacios, Mauricio Sarri dhe përveç Elseid Hysajt, tani në modë ka dalë emri i ish-interistit, Mateo Politano.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Il Corriere dello Sport”, sulmuesi 27-vjeçar do të ishte ideal për skemat e Sarrit, por Napoli nuk dëshiron të privohet nga Politano sepse trajneri i ri i skuadrës nga Kampanja, Luçiano Spaleti e njeh shumë mirë që në kohërat e Interit.

Politano në këtë sezon me Napolin është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 50 ndeshje nga ku ka realizuar 12 gola dhe duke dhuruar 5 asist.

Related posts

FORMULA 1/ Presidenti Domenicali: Garat sprint një sukses, ja objektivi për vitin 2022

Delo.autor

JUVENTUS-ROMA/ Sarri nuk heq dorë nga Ronaldo, ja formacionet e mundshme

Delo.autor

Jorginho takohet me përfaqësuesit e Man City e Man United?

Sadik.Autor

Leave a Comment