Futboll Sport

“ERIKSEN ISHTE NË PORTAT E JETËS”/ Eksperti i zemrës: Kjaer dhe mjekët e morën nga paradhoma e vdekjes

Gaetano Tien, eksperti i vdekjes së papritur të zemrës në atletët, ka thënë se Kristian Eriksen, ishte në portat e jetës së përtejme, pas atakut kardiak që pësoi. Dukë folur për “Corriere della Sera”, Tien ka thënë se ndërhyrja e Simon Kjaer për t’i nxjerrë gjuhën dhe mjekët, i shpëtuan jetën mesfushorit.

“Kristian Eriksen ishte në portat e jetës së përtejme, në paradhomat e vdekjes. Por, ndodhi mrekullia! Ata i shpëtuan jetën. Në zemrën e Eriksenit kishte një qark të shkurtër.

Ata që e ndihmuan duhet të shpërblehen. Të gjithë pa përjashtime. Shoku i ekipit (Kjaer), i mbajti gjuhën në pozicionin natyral, për të rihapur rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Mjekët përdorën defibrilator, kjo ishte diçka e mirë, i shpëtoi jetën.”, u shpreh kardiologu.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Pas një asist nga Dele Alli, sulmuesi Vinicius zhbllokon sfidën për Tottenham (VIDEO)

Delo.autor

Ancelotti do Balotellin te Napoli, menaxheri Raiola nis bisedimet me De Laurentiis

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tottenham-Bayern Munich. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment