Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nuk ishte i preferuari i Kontes, Interi merr vendimin për mesfushorin Vecino…

Pavarësisht se nuk u preferua kurrë nga Antonio Konte dhe dëmtimeve të shpeshta të tij, Matias Vecino do të qëndrojë tek Interi.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, drejtueset zikaltër kanë marrë vendimin se mesfushori uruguajan do të qëndrojë tek Interi.

Vesino do të luajë sezonin e tij të 5 tek Interi teksa sezonin që sapo lamë pas 29-vjeçari është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 9 ndeshje nga ku ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar dy asist.

Vesino u ble në verën e vitit 2017 nga Fiorentina ku Interi theu klauzolën e tij prej 24 milionë eurosh.

Related posts

BAZELI OGUR I MIRË/ Kjo është historia e përbashkët e Salahut dhe Shaqirit

Isa.Autor

“MË KA MREKULLUAR PJANIC”/ Talenti De Jong: Nuk ka dyshime, “Pleshti” është më i miri

Delo.autor

E TRISHTË/ Futbolli britanik në zi, shuhet në moshën 81-vjeçare golashënuesi i madh anglez

Delo.autor

Leave a Comment