Futboll Sport

“EURO 2020″/ Tre gola në 10 minuta, Holanda mposht me përmbysje Ukrainën

Holanda ka mundur 3-2 Ukrainën në Amsterdam, ndeshje e vlefshme për Grupin C të Euro 2020.

Siç duket edhe nga rezultati, ka qenë një fitore e vuajtur për skuadrën e De Boer.

Të gjithë golat janë shënuar në pjesën e dytë.

Holanda ka zhbllokuar takimin në minutën e 52-të me Wijnaldum dhe ka dyfishuar në të 59-ën me Weghorst.

Çmenduria ka filluar në minutën e 75-ët, me Yarmolenko që ka rihapur sfidën me një gol të jashtëzakonshëm nga jashtë zone.

Katër minuta më vonë, ukrainasit kanë barazuar me Yaremchuk.

Në të 85-ën, Dumfires ka fiksuar shifrat në 3-2 me një goditje të bukur me kokë.

Related posts

Sanchez pranon ofertën e United, Mkhitaryan dhe parà për Arsenal

Q.Autor

SHËNOI NJË PERLË NDAJ HOLANDËS/ Leonardo vihet pas yllit të Bayernit, ja ofertat e para

Delo.autor

KATAR 2022/ Anglia mposht pa yjet San Marinon me “MANITA” dhe ngjitet në vendin e parë të Grupit I

Delo.autor

Leave a Comment