Futboll Sport

RRËFEN SI E PËRJETOI ATAKUN KARDIAK TË ERIKSEN/ Mourinho: Unë besoj se Zoti po shikonte futboll në atë moment

Zhoze Murinjo i ka prekur të gjithë me deklaratën e tij për Kristian Eriksen duke u shprehur se Zoti po shikonte futboll në atë moment.

Fjalë zemre këto nga Murinjo i cili ndër të tjera shtoi se nuk i kurseu lotët ashtu si e gjithë bota me rastin e Eriksen.

‘’Nuk mund të ndaloj së menduari për atë që ndodhi dje, por gjithashtu mendoj se është një ditë për të festuar, për të mos qenë i trishtuar. Unë besoj se Zoti po shikonte futboll në atë moment. Çdo gjë së bashku bëri që Kristian të jetë përsëri me ne, me familjen e tij.

Rasti ishte shumë më i rëndësishëm se futbolli, por në të njëjtën kohë besoj se tregoi edhe vlerat e mira të futbollit. Dashuria, solidariteti, shpirti familjar. Nuk kishte të bënte vetëm me familjen e tij, por me familjen e futbollit. Futbolli që bashkon njerëzit. Unë u luta dje, qava dje, por sa miliona e bënë atë në të gjithë botën. Besoj shumë sepse futbolli mund t’i bëjë njerëzit së bashku.

Në fund mund të festojmë se Eriksen është gjallë. Sigurisht, nuk fola me të, por fola me Hojbjerg këtë mëngjes dhe më dha lajme shumë pozitive për Kristian, kështu që mendoj se është momenti për të festuar”, u shpreh Murinjo.

Related posts

Pato i shokon të gjithë! Ky është idhulli i sulmuesit brazilian

Sadik.Autor

RIKTHEHET TELENOVELA E “JASHTËTOKËSORIT”/ Zbulohet kushti i Messit për të rinovuar me Barcelonën

Delo.autor

“BOTË E “ÇMENDUR”, DUA TË ZGJOHEM”! Letra: Makthi do të mbarojë, le të brohorasim sërish në stadium

Delo.autor

Leave a Comment