Futboll Sport

SPANJË-SUEDI/ Trajneri Enrique gati të nisë “furishëm”, suedezët kërkojnë surprizën (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet sfida Spanjë-Suedi, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin E të Kampionatit Europian.

Iberikët vijnë si favoritë kryesorë këtë ndeshje, por pa humbur vlerat e nordikëve të Suedisë të cilët janë të gatshëm të prishin punë. Pas fitores surprizë të Slovakisë ndaj Polonisë, gara për Grupin E është ndezur shumë pasi Spanja nuk kërkon të privohet nga ndonjë surprizë që mund të rrezikojë ta lërë jashtë fazës së eliminatoreve.

Për këtë ndeshjes, trajneri Luis Enrike nuk do të ketë të gatshëm kapitenin Serxhio Buskets I cili u infektuat me Covid-19 pak ditë para startit të Kampionatit. Në krahun tjetër suedezët do të vuajnë mungesën e dy yjeve të skuadrës, Zlatan Ibrahimoviç u cili nuk u grumbullua për arsye dëmtimi dhe futbollisti i Juventusit, Dejan Kulusevski i cili u infektua gjithashtu me Covid-19 pak ditë para EURO 2020.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJA: Simon, Zhordi Alba, P.Torres, Laport, Jorente, Koke, Pedri, Rodri, Olmo, F.Torres, Morata. Trajner: L.Henrike

SUEDIA: Olsen, Lindelof, Lustig, Augustinson, Danielson, Olson, Ekdal, Isak, Larson, Forsberg, Berg. Trajner: J.Anderson

Related posts

E BUJSHME TEK CHELSEA/ Gati shkëmbimi për të rrëmbyer Coutinhon

Delo.autor

GAFA E PAFALSHME PËR KOLAROV/ SPAL ndëshkon “verdhekuqtë” me penallti (VIDEO)

Delo.autor

Vajza e Schumacherit flet për herë të parë për mediet

Sadik.Autor

Leave a Comment