Futboll Sport

“EURO 2020″/ Sllovakia mposht me PËRMBYSJE Poloninë, bomberi Lewandowski në HIJE

Sllovakia mposht Poloninë 2-1 dhe merr 3 pikët e para në grupin E. Ndeshje për t’u harruar për yllin Lewandowski!

Ndeshja u hap që në pjesën e parë.

Ishte një aksion i bukur individual i numrit “20” Mak që lirohet nga Bereszynski me një tunel dhe godet te shtylla e parë, duke befasuar portierin e Juventusit të cilit i karombolohet topi dhe përfundon në rrjetë…

Por, sapo nisi pjesa e dytë, pas vetëm 30 sekondash, Linetty barazoi gjithccka duke u gjetur në kohën e duhur në vendin e duhur.

Megjithatë, Sllovakia pasi kaloi vështirësitë e disa minutave nga sulmet polake, u rikthye në avantazh pasi skuadra e Leëandoëskit luajti me dhjetë futbollistë pas daljes me të kuq të Krychowiak.

Ka qenë Skriniar, futbollisti i Interit, ai që ka lumturuar tifozët duke goditur në mënyre perfekte një penallti të lëvizsshme gjatë zhvillimeve të goditjes së këndit.

Një stopim dhe më pas pa u menduar topi në rrjetë duke mposhtur portierin e Juventusit, Szczesny.

Related posts

“EJA TEK BARCELONA”/ Ja telefonata që bindi “Demin” Lautaro!

Delo.autor

Klevis Dalipi: Partizani synon edhe vendin e dytë, sulmi të bëjë më shumë

Q.Autor

Juventusi në telashe, u lëndua edhe Bernardeschi

Q.Autor

Leave a Comment