Futboll Sport

FRANCË-GJERMANI/ Werner para Gnabri, legjenda Mateus i bën skemën trajnerit Low

Kampion bote dhe ikonë e gjermanizmit në futboll, Lotar Mateus është gati të këshillojë edhe Hoakim Lëvin në lidhje me formacionin që duhet të rreshtojë sot në fushë kundër Francës.

Ish-mbrojtësi i Interit dhe Bajernit, nëpërmjet një deklaratë për “Spiegel”, ka bërë skemën me të cilën Gjermania duhet të përballojë sot “Gjelat” në Mynih.

“Për mua duhet të luajmë me tre mbrojtës dhe ata mund të jenë Ginter, Humels dhe Rydiger. Jemi me fat që në mesfushë kemi ndër më të mirët në botë, ndaj regjinë do t’ia besojë Krosit dhe Gyndoanit, teksa në korsitë anësore shoh ideale Gosensin dhe Kimishin.

Më pas për sulmin preferoj përvojën e Mylerit dhe talentin e Havercit të cilët duhet të mbështesin Vernerin. Për mendimin tim, sulmuesi i Çelsit është më i mirë se Gnabri, ndaj e shoh si pykën e përsosur për një skuadër ai ajo e jona”, ka deklaruar Mateus.

Related posts

ARSENAL-BATE BORISOV/ “Topçinjtë” dyfishon shifrat, shënon Mustafi

Delo.autor

LIVE/ Kroacia dhe Danimarka kërkojnë çerekfinalen në “RUSI 2018”

Sadik.Autor

“MOURINHO NUK ËSHTË ATY PËR VENDIN E TRETË”/ Moratti: Ronaldo? E bëri pjesën e tij tek Juventus, shënoi…

Delo.autor

Leave a Comment