Futboll Sport

HUMBJA ME ZIKALTËRIT/ Pedrit nuk i del e keqja: E pa e gjithë bota penalltinë kundër Interit!

Mesfushori i Barcelonës, Pedri Gonzalez, ka dhënë një intervistë për televizionin spanjoll “TVE”, ku ka folur për klubin e tij, por dhe kampionatin botëror në Katar. Atij duket se nuk i ka dalë ende e keqja me humbjen në mesjavë me Interin në Ligën e Kampioneve, teksa “blaugranave’ iu mohua një penallti e pastër.

“Ishte një humbje e pamerituar për nga mënyra se si erdhi. Atë çfarë ndodhi me Interin, penalltinë e pa e gjithë bota.

Mendoj se diskutimet e tjera janë të tepërta”, ka nënvizuar mesfushori, i cili shpreson në fitoren e Barcelonës në takimin e mesjavës së ardhshme po ndaj Interit në “Camp Nou” këtë herë.

Ylli i mesfushës së katalanasve ka folur dhe për Levandovskin.

“Kemi bërë një merkato mjaft të mirë, janë afruar lojtarë që i kanë dhënë një tjetër fytyrë skuadrës. Janë të gjithë të shkëlqyer që do të na ndihmojnë të fitojmë. Natyrisht që do të veçoja Levandovskin, është thjesht spektakolar.

Jemi me fat që është bashkuar me ne”, ka thënë Pedri. Sa për kombëtaren spanjolle dhe Botërorin në Katar ai ka nënvizuar se Brazili dhe Argjentina janë favorite.

Related posts

MBARON ANKTHI/ Barcelona heq qafe dështimin e madh të merkatos!

Delo.autor

ZYRTARE/ Vetëm 15 vjeç, djali i legjendës Vata firmos kontratën e parë si profesionist tek Celtic

Delo.autor

“EURO 2020″/ Nga N’Golo Kante tek Mason Mount, ja 12 lojtarët që mund të realizojnë ëndrrën e dyfishtë

Delo.autor

Leave a Comment