Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKLATO E VERËS/ U largua nga Tirana, mbrojtësi një opsion për Partizanin

Kristi Vangjeli mund të jetë një opsion për Partizanin sa i takon repartit të mbrojtjes. Mbrojtësi me shumë eksperiencë, tashmë 35 vjeç, e mbylli bashkëpunimin me Tiranën dhe është një lojtar i lirë.

Interes për të ka dhe nga ekipi i Dinamos, por edhe Partizani mund të futet në garë për të. Dëshira e Vangjelit është të qëndrojë në kryeqytet dhe të dyja opsionet janë të kënaqshme për të. Aktualisht, Vangjeli është i pavendosur dhe do të studiojë të gjitha ofertat që do të vijnë në drejtim të tij, për të vendosur më pas edhe të zezën mbi të bardhë.

25-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Tiranës dhe pavarësisht se ishte një ndër lojtarët më të vjetër në ekip, ishte pjesë e rëndësishme e formacionit titullar. Ish-mbrojtësi i Kombëtares i jep eksperiencën e duhur dhe lidershipin cilitdo ekip në Superiore.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ ZIDANE telefonon MOURINHON, francezi i thotë se…

Isa.Autor

Federico Pastorello: Nuk interesohet vetëm Interi për Kwadwo Asamoah

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Agjenti i Lazaros konfirmon lëvizjen nga Gjermania drejt Inter, ja përfitimet

Delo.autor

Leave a Comment