Futboll Kategoria Superiore Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Vllaznia zbret në fushë, stërvitja nis me 12 mungesa

Vllaznia ka nisur me punën në fushë për sezonin e ri. Edhe pse me grup të reduktuar, trajneri Brdariç ka nisur me të tijtë përgatitjet për “Conference League”. Në këtë seancë kanë marrë pjesë grupi që ka pasur kontrata dhe përveç tyre, pjesë kanë qenë edhe mbrojtësi Eni Imami si dhe portieri Zogoviç, të cilët në kontratën e tyre kanë të përfshirë edhe përfaqësimet në kompeticionet europiane.

AFRIMET

Me Vllazninë kanë zhvilluar seancën e parë dyshja e lojtarëve që kanë firmosur: malazezi Bulatoviç e po ashtu edhe shkodrani Shimaj. Nga ana tjetër, kanë qenë të pranishëm edhe tre lojtarë të rinj të mbërritur për provë. Bëhet fjalë për brazilianin e krahut të majtë të mbrojtjes, Bruno Olivera, sulmuesin shtatlartë Markovanbasten Çema si dhe mesfushorin kryeqytetas Tabaku. Tre lojtarët e ardhur do të jenë në provë për disa ditë te kuqeblutë. Ndërsa, me ekipin pritet që të bashkohet edhe Dilaver që ka nën kontratë të përfshirë edhe takimet europiane. Gjatë këtyre ditëve, pritet që të rikthehen në Shkodër edhe dyshja Da Silva e Jonuz. Ardit Hoxhaj dhe Da Silva janë futbollistë që kanë kontratë edhe për një tjetër sezon me kuqeblutë.

LARGIMET

Nga ajo që u pa dje, ra në sy se largimet janë jo të pakta. Disa nga lojtarët që me sa duket i kanë dhënë fund edhe kontratës së tyre me Vllazninë, janë Shehi, Imeri, Nertil Hoxhaj, Cise, Elom dhe Avdiaj. Ende është e paqartë situata për Markun e Isaevskin me të cilët pritet që sërish stafi drejtues të diskutojë për të ardhmen, duke qenë se janë futbollistë të cilëve u ka përfunduar kontrata.

NEGOCIATAT

Nga sa është bërë me dije nga burime pranë skuadrës së Vllaznsë, klubi me stafin teknik dhe drejtuesit kanë bërë oferta për disa prej lojtarëve që përfunduan sezonin në vend të dytë dhe si fitues të Kupës. Ndaj, në ditët në vijim, Vllaznia do të jetë një kantier ndërtimi për të bërë të mundur kompletimin e organikës në dispozicion të trajnerit Brdariç për Kupat e Europës, por edhe për Superioren.

Related posts

NUK NDALET ME FITIMET/ Kobe Bryant mbledh 200 milionë DOLLARË vetëm nga…

Sadik.Autor

MOMENTE PANIKU/ Frikë për skuadrën e njohur të basketbollit, zogjtë dëmtojnë motorin e avionit

Delo.autor

“ALLEGRI DO TË LARGOHET”/ Mediat italiane “ulin” trajnerin e madh në stolin bardhezi

F.autor

Leave a Comment