Futboll Sport

“KAM HUMBUR NDJENJAT PËR…”/ Mbrojtësi Pavard zbulon çfarë ndodhi pas përplasjes të frikshme

Franca e ka nisur aventurën në Europian me një fitore kundër Gjermanisë, por ka patur shumë frikë për mbrojtësin e djathtë Benjamin Pavard.

Lojtari i Bayern Munich ka marrë një goditje në kokë nga Gosens në momentet e fundit të ndeshjes dhe ka humbur ndjenjat për pak momente.

Ka qenë vetë lojtari që ka konfirmuar gjithçka për beIN Sports.

“Ka qenë një tronditje e madhe, kam humbur ndjenjat për 10 ose 15 sekonda”, ka thënë Pavard. “Më pas, kam qenë menjëherë më mirë”, ka shtuar francezi, i cili ka luajtur deri në vërshëllimën e trefishtë.

Në lidhje me fitoren: “Kemi mundur një Gjermani shumë të mirë. Kemi bërë një ndeshje të madhe në sulm dhe në mbrojtje. Jemi mirë dhe besoj se do të përmirësohemi”.

Related posts

Gjykoi KEQ/ FIFA përjashton këtë arbitër nga Kupa e Botës

Isa.Autor

CROTONE-JUVENTUS/ Chiesa tradhton besimin e Pirlos, lë ekipin me 10 lojtarë (VIDEO)

Delo.autor

NUK ISHTE NË BOTËROR/ Barcelona e ka seriozisht për mbrojtësin e PSG

Isa.Autor

Leave a Comment