Futboll Sport

TURQI-UELLS/ Një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar dhe vendimtare (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 18:00, në Baku, sfida mes Turqisë dhe Uellsit e vlefshme për Grupin A. Një përballje kjo që pritet të jetë tepër e luftuar dhe vendimtare për sa i përket fateve të këtyre 2 kombëtareve, në EURO 2020.

Pas disfatës ndaj Italisë, turqit e drejtuar nga Gynesh, do të kërkojnë pikët e para në këtë Europian, teksa përballë kanë një skuadër mjaft të përgatitur si Uellsi, që në sfidën e parë, arriti të barazonte ndaj Zvicrës.

Kjo është hera e parë në histori, që Turqia dhe Uellsi përballen me njëra-tjetrën në një sfidë të vlefshme për kampionatin Europian.

FORMACIONET ZYRTARE:

Turqia: Ugurcan, Çelik, Soyuncu, Yokuslu, Tufan, Under, Karaman, Çalhanoglu, Meras, Yilmaz, Ayhan.

Uellsi: Ward, Davies, Rodon, Allen, Ramsey, Bale, Moore, Roberts, Morrell, James, Mepham.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Dilema për të ardhmen, sulmuesi Ibraimi ka vendosur që…

Delo.autor

MERKATOJA E BUJSHME/ Derbi Milanez në sulm, gati ankandi 100 milionë euro për yllin e Lazios

Delo.autor

I PAPARASHIKESHËM/ REAGAN, ZEMRA dhe 3 gjëra që NUK DINI për RONALDON

Isa.Autor

Leave a Comment