Albanian Stars Futboll Sport

Bushi zëvendëson senatorët, afron dy të rinj premtues…

Por kush janë ata që do të vëzhgohen me kujdes nga ana e stafit teknik të kuqezinjve? Alban Bushi do t’i japë një mundësi Atdhe Rashitit, futbollist që është pjesë e moshave të Basel dhe luan si sulmues. Nga Zvicra kalojmë në Belgjikë, ku fokusi është te mesfushori me origjinë shkodrane: Sebastjan Spahiu. Këto dy takime miqësore do të shërbejnë për këta futbollistë, por edhe për të tjerë që të bindin trajnerin Bushi t’i bëjë pjesë të grupit për kualifikueset e radhës. Seleksionimi tashmë ka nisur.

Sulmuesi i Basel, Atdhe Rashiti, në një takim me moshat

ATDHE RASHITI – I lindur më 2 maj 1999, i riu luan si sulmues dhe zotëron pasaportën shqiptare dhe atë franceze. Rashiti është pjesë e Basel, teksa luan me ekipin e dytë dhe me 19-vjeçarët. Këtë sezon ai është aktivizuar në UEFA Youth League në pesë takime, tre prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Në këto ndeshje sulmuesi nuk ka mundur dot që të shënojë. Veçse në majën e repartit ofensiv, ai mund të luajë edhe si sulmues i dytë apo si sulmues i majtë.

Mesfushori Spahiu (14), në ndeshjen kundër Waasland-Beveren

SEBASTJAN SPAHIU – Mesfushori 18-vjeçar ka debutuar vjet në elitën e futbollit belg, ndërkohë që së fundmi ka nisur të marrë edhe më shumë minuta. Spahiu është pjesë e Royal Excel Mouscron, skuadër më të cilën numëronte 15 minuta gjatë pjesës së sezonit të rregullt. Me nisjen e ndeshjeve të fazës “play-off”, ku Mouscron tenton të sigurojë një vend në Europa League, mesfushori qendror ka luajtur në katër ndeshje, madje dy prej tyre i ka nisur si titullar.

Related posts

JEP ALARMIN/ Sarri: Kemi humbur 3 lojtarë brenda 10 minutave, tani edhe…

F.autor

SHËNOI DOPIETË KUNDËR NAPOLIT/ Piatek: E prisja që të ndodhte, por ky është vetëm fillimi

Delo.autor

VENDOS BAST MBI TË PANJOHURIN/ Cassano: Shënojeni këtë emër, do të bëhet top player një ditë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment