Kategoria Superiore Shqipëri

Ofertat e mbërritura në merkato, zbardhen kushtet e Skënderbeut për Jashanicën

Periudha e merkatos po afron dhe të shumta po bëhen zërat për një largim të mundshëm të Bajram Jashanicës. Për të nuk kanë munguar ofertat nga Rusia që janë më të shumta në numër dhe duket se atje mund të jetë me shumë mundësi sistemimi i kosovarit, por ajo që mbetet për t’u parë, do të jetë vlera e shitjes së lojtarit.

jashanica

Oferta maksimale që ka mbërritur deri tani është 400 mijë dollarë, por kërkesat financiare që Skënderbeu ka për futbollistin në fjalë janë më të larta. Duket se klubi bardhekuq është gati që të refuzojë çdo ofertë që nuk i kalon 500 mijë euro, si dhe kontratën me kusht për klubet e interesuara.

Tashmë, pas disa transferimesh të suksesshme, duket se Skënderbeu ka fituar edhe eksperiencën e duhur për të zgjedhur një klauzolë të mirë për lojtarët e larguar duke ruajtur një pjesë të kartonit.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Titullari i Partizanit drejt Turqisë, pranë akordit me skuadrën Boluspor. Ja emri…

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Cikalleshi zhbllokon sfidën ndaj Bjellorusinë me një “predhë” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

MERR FORMË TIRANA NË SEZONIN E RI/ Shehi mendon për skemën, ja si pritet të rreshtohen “bardheblutë”…

Delo.autor

Leave a Comment