Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Partizani prezanton mesfushorin Marku: Është nisur menjëherë drejt…

Tashmë është zyrtare, Herald Marku është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar ditën e sotme arritjen e marrëveshjes me mesfushorin, i cili shkëlqeu me Vllazninë, në sezonin që lamë pas.

Marku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Partizanin dhe menjëherë ka udhëtuar drejt Ohrit për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.

NJOFTIMI I KLUBIT:

FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Herald Markun. Mesfushori 25 vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë dy vjeçare me të kuqtë. Marku një produkt i Akademisë së kuqe rikthehet te Partizani pas një sezoni shumë pozitiv te ekipi Vllaznisë dhe do të mbaj fanelën me Nr. 7

Marku menjëherë ka udhëtuar drejt Ohrit vend në të cilin ekipi po vijon përgatitjet.

Related posts

Vetëm 7 ditë nga Botërori, Mohamed Salah “frikëson” Egjiptin

Sadik.Autor

SERIE A Allan zgjat kontratën me Napolin deri në vitin 2023

Q.Autor

SFIDA BOLOGNA-INTER/ Apeli lë në fuqi për riluajtjen e ndeshjes, “Zikaltërit” lëvizin gurin e fundit

Delo.autor

Leave a Comment