Sport Të tjera

TENIS/ Nadal jep lajmin surprizë, nuk do të luajë në Wimbledon dhe Olimpiadë

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, numri 3 në botë për meshkuj, ka vendosur të mos marrë pjesë në grand slam të Wimbledon, që nis më 28 qershor në Londër si dhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që nisin më 23 korrik në Japoni. Lajmin e konfirmoi vetë Nadal përmes rrjeteve sociale. Tenisti pritet të rikthehet në fushë në gusht, për grand slam të US Open.

“Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë, por trupi im nuk ma lejon të luaj në këto aktivitete. Pasi diskutova me ekipin tim kuptova se ky është vendimi i duhur. Objektivi është të zgjas karrierën time dhe të bëj atë gjë që më bën të lumtur, të luaj në nivele të larta dhe të luftoj për objektivat profesionale e personal”, tha Nadal.

Spanjolli merr kështu një periudhë të gjatë pushimi dhe fakti që ka 2 javë që nuk luan nuk e ka ndihmuar të rikuperojë: “Kam luajtur shumë 2 muajt e fundit në fushat me dhè dhe vendimi që mora më lejon të fokusohem në objektivat afatmesme dhe ato afatgjatë. Më vjen keq që s’jam në Olimpiadë, ku kam fituar medaljen e artë dhe kam mbajtur flamurin e vendit tim”.

Related posts

I DYSHUAR PËR VEPRIMTARI KRIMINALE/ Panik për futbollistin e Milanit. Kontrollohet nga policia në mes të qytetit

F.autor

ZBULON PRAPASKENAT E MERKATOS TEK MILAN/ “The Athletic”: E mori sepse vitin tjetër shitet ky lojtar

Delo.autor

Leverkusen “prek” Championsin, Hamburgu pranë rënies

Sadik.Autor

Leave a Comment