Futboll Seria A Sport

“TË KUJTOSH ËSHTË TË JETOSH”/ Trajneri Mourinho i uron titullin Romës në rrjetet sociale

José Mourinho është gjithnjë e më i pranishëm në botën e Romës. Sot klubi verdhekuq feston 20-vjetorin e fitimit të titullit të tretë, pikërisht triumfin e 17 qershorit 2001. Edhe trajneri portugez donte ta festonte këtë përvjetor në rrjetet sociale, duke komentuar në një postim të Romës:

Urime të gjithëve: familjes “Sensi”, mister Capello, stafit, lojtarëve dhe tifozëve të Romës. Të kujtosh është të jetosh”.

Më 17 qershor 2001, Roma fitoi titullin e tretë në Serie A, falë fitores kundër Parmës dhe një udhëtimi triumfal me Totti, Batistuta e shumë kampionë të mëdhenj, që kanë bërë historinë e klubit vrdhekuq. Francesco Totti dëshironte ta festonte këtë përvjetor me një postim në rrjetet sociale:

“Emocioni është i papërshkrueshëm… Të jetosh me ty ishte edhe më bukur. Mbështetja jote ishte e shkëlqyeshme. Faleminderit Romës 17-6-2001”.

Related posts

VAZHDON SHKËLQIMIN/ Bardhi nuk di të ndalet, përsëri gol në Turqi për ish-mesfushorin e Partizanit (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona shfaq interes për mbrojtësin e majtë David Alaban

Sadik.Autor

Milan, Gattuso përdor Perisic për të dalë nga kriza

Q.Autor

Leave a Comment