Futboll Sport

PARALAJMËRON GJERMANINË/ Mbrojtësi Ginter: Ronaldo? Ky do të ishte gabimi më i madh…

“Portugalia nuk është vetëm Cristiano Ronaldo, edhe pse është një nga lojtarët më të mirë në botë. Do të ishte një gabim të mendohej kështu”.

Këto kanë qenë fjalët e thëna në konferencë për shtyp nga mbrojtësi i Gjermanisë, Matthias Ginter, në prag të sfidës me luzitanët.

“Portugalia ka lojtarë të tjerë të rrezikshëm në sulm dhe të tjerë që mund të shënojnë duke u nisur nga mbrapa si Guerreiro, për shembull”, ka vazhduar Ginter.

“Të shtunën na pret një sfidë e rëndësishme, që duhet përballuar me ekuilibër duke e ditur se statistikat flasin në favorin tonë dhe duhet t’i konfirmojmë në fushë. Goditjet standarde? E dimë se duhet të përmirësohemi në këtë aspekt, sepse mund të vendosin fatin e një ndeshje”.

Related posts

Mediat italiane PLASIN BOMBËN/ Napoli BLEN mesfushori e talentuar spanjoll

Sadik.Autor

David Alaba shokon me  deklaratën e tij pas eliminimit të Bayernit

Sadik.Autor

Mbyllet pjesa e parë/ Polonia i bën “gropën” vetes, Senegali MAHNITË (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment