Basketball Sport Të tjera

NBA/ Leonard i “padisponueshëm” pas dëmtimit, pezullim pa afat për Chris Paul

Dy nga yjet e NBA-së, Chris Paul (Phoenix Suns) dhe Kawhi Leonard (Clippers), rrezikojnë të mos luajnë për një kohë të gjatë në ndeshjet e mbetura të fazës play off.

Leonard nuk u aktivizua as sot, në ndeshjen e pestë gjysmëfinale që Clippers fituan ndaj Utah Jazz për shkak dëmtimi. Mendohet se ai ka probleme serioze në ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë dhe mund të mos luajë më këtë sezon. Klubi deklaroi se lojtari është i “padisponueshëm për një kohë të pacaktuar”.

Ndërsa Chris Paul është pezulluar “pa afat” nga NBA, pasi ka shkelur protokollin anti-Covid. Kjo do të thotë se nuk dihet data e saktë e rikthimit të tij në fushë dhe lojtari ëhstë në izolim. Për fat, Phoenix është kualifikuar në finalet play off në Perëndim dhe aim und të rikthehet në momentin që nisin takimet finale.

Related posts

LARGIMI I TRAJNERIT DEDE/ Tre emra të njohur në tavolinën e Halilit, ja kandidatët për stolin e Tiranës…

Delo.autor

“Lojtar youtube”, legjenda e Chelsea-s kritikon Paul Pogba-n para finales

Sadik.Autor

LAJMI I FUNDIT/ Federata italian dorëzon protokollin zyrtar, ja çfarë pritet të ndodhë tani!

Delo.autor

Leave a Comment