Futboll Sport

U DËMTUA NDAJ ZVICRËS/ Ja kur kthehet në fushë Chiellini

Giorgio Chiellini e mbylli pas 25 minutash ndeshjen e tij me Zvicrën dhe ditën e djeshme iu nënshtrua kontrolleve mjekësore.

Për kapitenin e Italisë konfirmohet tërheqja, e cila fatmirësisht është e gradës së parë, ndaj nuk flitet për një dëmtim serioz. Gjithsesi, stafi “axurr” ka vendosur që t’i japë fillimisht dy ditë pushim mbrojtësit që pret të festojë 37-vjetorin, duke konfirmuar se prezenca e tij për sfidën e fundit kundër Uellsit nuk do të jetë e mundur.

Ndoshta, shpresat e mjekëve janë që Chiellinitë jetë gati për duelin e 1/8-ave më 26 qershor. Madje, edhe sikur të ishte rikuperuar, për duelin me britanikët trajneri Mançini pritet që të bëjë një rrotacion të gjerë, duke nisur nga mbrojtja, mesfusha, por edhe në repartin e sulmit.

Related posts

“The Best”/ Historia rrëqethëse, lojtari holandez nderohet me çmimin “Fair Play” (VIDEO)

Isa.Autor

De Biasi, pranë rikthimit në Serie A. Në diskutime me Spalin

Q.Autor

MORI 4 “shuplaka” nga Arsenal/ Tottenham shkruan historinë me REKORDIN NEGATIV

Isa.Autor

Leave a Comment