Futboll

Simeone: Nëse Messi do të kishte veshur fanellën e Atletico-s do të kishim fituar

Atletico Madrid e dinte shumë mirë se një rezultat tjetër përveç fitores do t’i jepte fund shpresave për titull dhe, pas disfatës 1-0, Diego Someone shprehet se po të kishte pasur Messi-n në krahun e tij do të ishte fituar ndeshjen.

Sulmuesi argjentinas shënoi një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit në pjesën e parë, një gol që ishte vendimtar për tri pikët.

“Nëse do të merrnim Messi-n dhe do ta vishnim me fanellën e Atletico-s, do të kishim fituar 1-0,” shprehet Simeone në konferencën e tij për shtyp.

“Nuk mund të distancohemi nga realiteti numerik se Barcelona dhe Real Madrid kanë dominuar në 14 vitet e fundit, ne bëmë të pamundurën në sezonin 2013/14 dhe është e vështirë ta përsërisësh atë.

“Ishte një ndeshje e barabartë. Gjithsesi në pjesën e dytë ishim më mirë.

“Më pëlqen 4-4-2 kompakt që po përdor Barcelona. Më pëlqen shumë puna e Ernesto Valverde-s.”

 

Related posts

PSG nuk garanton qëndrimin e Neymarit në Francë

Q.Autor

INTERI GJEN PASARDHËSI I ICARDIT/ Marotta arrihet akordi 10 milionë euro në sezon për sulmuesin 33-vjeçar…

Delo.autor

FORMULA 1/ Fitore historike për Ocon. Alonso i mohon mrekullinë rekordmenit Hamilton

Delo.autor

Leave a Comment