Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Sezon i shkëlqyer në Superiore, talenti shqiptar drejt kalimit tek Beshiktashi. Ja emri…

Albion Marku zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Laçin, teksa në 35 ndeshje të luajtura shënoi 1 gol dhe dha 2 asiste.

Pas përfundimit të sezonit, mbrojtësi i djathtë u rikthye te Lokomotiva e Zagrebit, me këta të fundit që zotërojnë edhe kartonin e lojtarit. Megjithatë duket se mbrojtësi i Shpresave nuk do të qëndrojë për shumë gjatë te skuadra kroate.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, në gjurmët e 20-vjeçarit është vendosur klubi i madh turk, Beshiktashi. Drejtuesit turq, e kanë ndjekur Markun dhe janë bindur nga paraqitjet e tij dhe për këtë arsye kanë shfaqur interes për ta marrë në skuadër.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani plotëson mbrojtjen me kthimin e Egzon Belicës, ja si pritet të rreshtohen të kuqtë

Delo.autor

Nga Skënderbeu tek Laçi/ Ja shitjet e bujshme të Superiores në këtë merkato vere

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Manchester City u rikthye te fitorja, ky është reagimi i Guardiolës

F.autor

Leave a Comment