Futboll Sport

KROACI-ÇEKI/ Të dyja kombëtaret kërkojnë triumfin për të kaluar në fazën tjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 18:00 në stadiumin “Hampden Park” sfida e raundit të dytë të Grupit D, Kroaci-Çeki.

Të dyja kombëtaret do të kërkojnë triumfin, teksa Çekia do të synojë kualifikimin që në pasditen e sotme pas fitores me rezultatin 0-2 ndaj Skocisë.

Kroacia do të kërkojë me çdo kusht suksesin e parë në EURO 2020 pas humbjes me rezultatin 1-0 ndaj Anglisë.

Kombëtarja ballkanase futet në fushën e blertë me të gjithë lojtarët më të mirë në dispozicion në mungesë të mesfushorit të Interit, Marselo Brozoviç i cili ndodhet në pankinë.

Ndërsa kombëtarja kroate vjen me formacion sulmues ku në majën e sulmit ndodhet heroi i skuadrës Patrik Shik.

FORMACIONET ZYRTARE –

KROACIA – (4-2-3-1): Livakoviç; Vrsaljko, Lovren, Vida, Gvardiol; Modriç, Kovaçiç; Perisiç, Kramariç, Brekalo; Rebiç. Trajner: Zlatko Daliç.

ÇEKIA – (4-2-3-1): Vaslik; Kufal, Kalas, Çelutska, Boril; Holes, Suçek; Masopust, Darida, Jankto; Shik. Trajner: Jaroslav Silhavi.

Related posts

MERRET VENDIMIT/ Ndeshja mes Monacos dhe PSG shtyhet për shkak të…

Delo.autor

ZYRTARE/ Barcelona rinovon akordin deri më 2026 me yllin Pedri, i vendos klauzolë “astronomike” prej…

Delo.autor

Koret raciste ndaj Matuidi, ‘shpërthen’ Boateng: Ndëshkimi ishte qesharak!

Q.Autor

Leave a Comment