Futboll Sport

“EURO 2020″/ Ndeshje e luftuar, Kroacia ndan pikët me Çekinë në “Hampden Park”

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Kroacisë dhe Çekisë e zhvilluar në “Hampden Park” dhe e vlefshme për Grupin D. Një rezultat ky që i shkon më shumë përshtat çekëve, të cilët janë ngjitur në kuotën e 4 pikëve, teksa janë thuajse të kualifikuar për në raundin tjetër.

Ndërkohë Kroatët e Daliç, do të luajnë gjithçka për gjithçka ndaj Skocisë në sfidën e radhës, për të synuar kualifikimin. Për sa i përket përballjes së sotme, ajo u vendos nga golat e Shik në minutën e 37-të dhe Perisiç në minutën e 47-të. Vlen të theksohet fakti se sulmuesi Shik realizoi nga penalltia, teksa u gjakos pas një ndërhyrje me brryl nga Lovren.

Rastet e rrezikshme në duelin mes Kroacisë dhe Çekisë ishin me pikatore, teksa u regjistruan vetëm 3 goditje në kuadrat. Në ndeshjen e fundit çekët do të përballen me Anglinë, ndërsa Kroacia me Skocinë.

Related posts

41 VITE PRITJE/ Tottenham triumfon në Evropë, dërgon United në “ferr”, tifozët “djegin” Londrën

F.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Lazio në “San Siro”. Rezultati 2-0

Delo.autor

Alba thumbon Realin: Nëse Madridi do të ishte 19 pikë para, në Barcelonë do të na vrisnin

Q.Autor

Leave a Comment