Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Kishte oferta nga jashtë, titullari i Partizanit pranë rinovimit me “Demat”. Ja emri…

Rron Broja është shumë pranë rinovimit me skuadrën e Partizanit.

Mesfushori dhe drejtuesit e kuq pritet që shumë shpejt të gjejnë akordin për të rinovuar kontratën e 25-vjeçarit që skadon në fund të këtij muaji.

Broja kishte dy oferta nga Hungaria, por me shumë gjasa, do të jetë lojtar i të kuqve edhe për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu, këto ditë, pritet që Broja t’i bashkohet ekipit në Ohër ku po kryhet faza përgatitore.

STATISTIKAT E BROJËS

Rron Broja, në sezonin që lamë pas ka luajtur 32 ndeshje për “demat” ku në 30 prej tyre i ka nisur si titullar. Edhe pse nuk ka shënuar asnjë gol, stabiliteti që 25-vjeçari i ka dhënë skuadrës është i pazëvendësueshëm. Ndërsa, në total me fanellën e Partizanit, Broja ka luajtur 71 ndeshje, duke shënuar 3 gola.

Related posts

Skënderbeu fiton Kupën, Ilir Daja thyen rekord pas 19 vitesh

Sadik.Autor

LIVERPOOL I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një SUPER ASIST nga Robertson, Jota finalizon me “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

PUBLIKOHEN PAMJET E RËNDA/ Tifozi i West Ham humbet gishtin gjatë festës së golit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment