Futboll Sport

“E MBAN MEND ATË NATË?” Ronaldinho provokon Ramos me pozën e gabuar. Spanjolli e “fundos” (FOTO)

Një tentativ talljeje që nuk ka shkuar si duhet.

Ronaldinho dhe Sergio Ramos kanë qenë protagonistë të një komunikimi argëtues në rrjetet sociale.

Në orët kur spanjolli largohej nga klubi madrilen, ish-ylli i Barçës ka dashur të përfitojë nga rasti për të kujtuar kohët e bukura kur të dy sfidoheshin në El Clasico.

Një mesazh, ai i Dinho-s, që i është kthyer kundër…

“Hej e mban mend atë natë?”, ka qenë mesazhi provokues i Ronaldinho-s. Imazhi i publikuar nga braziliani është marrë nga një Real Madrid-Barcelona që, sipas Dinho-s, duhej të ishte El Clasico i sezonit 2005/06: 0-3 në Bernabeu për katalanasit, me një dygolësh të Dinho-s.

Fatkeqësisht, siç ka bërë të ditur Goal dhe siç është konfirmuar nga kundërpërgjigjja e Ramos, ajo fotografi është marrë nga ndeshja e viti pasues, kur Sergio Ramos ka bërë një sezon shumë të mirë dhe Real Madrid ka fituar titullin.

“Ky kujtim është më i bukur, dhe është vetëm pak muaj më vonë”, ka qenë përgjigjja e spanjollit.

Një shkëmbim argëtues mes dy kampionëve që, sipas disa mediave, mund të sfidohen përsëri në rrjetet sociale. Këtë herë në një ndeshje në FIFA 21 që duhet të transmetohet në Twitch të dielën në mbrëmje në kanalin Games Without Borders.

Related posts

PARASHIKIMI-SKEDINA/ Këto janë ndeshjet që mund t’u bëjnë me para sot! (FOTO)

Q.Autor

FUNDJAVA E FUNDIT NË RELAKS PËR RONALDON/ CR7 së bashku me Georginan kthehen nga Madeira, publikojnë FOTO romantike

Delo.autor

A IA KAM PROPOZUAR INTER-IT? Menaxheri i Kessie reagon i revoltuar: Një futbollist i kalibrit të Franck nuk…

Delo.autor

Leave a Comment