Gossip

Korçari më i famshëm publikon “Himnin e Skedinës”! Do qeshni me lot

Korçari më i famshëm në Shqipëri,Ilir Vrenozi, ka goditur sërish mbrëmjen e sotme. Vrenozi i cili njihet jo vetëm si kundërshtar i kryeministrit Rama, tifoz i Skënderbeut, por dhe si njeri që i pëlqen të luaj dhe baste të vogla, ka bërë sot një tjetër goditje.

Ilir Vrenozi ka publikuar sot në Facebook, himinin e skedinës, një temë kaq e prekur sot nga shqiptarët.

Ja çfarë shkruan Vrenozi:

Himni i çdo skedinëvënësi

Ditën që të morra nuse

mu duke skedinë fituse

por kur bëra pak kontroll

isha djegur për 1 gol

Thashë: Jeta llotari

tifoz unë,tifoze ti

s’u tregove realiste

se më dole Interiste

Losja unë, losje ti

hyri kumari në shtëpi

tani më zuri belaja

ka filluar,luan mamaja

Flemë bashkë në krevat

asnjëherë s’jemi rehat

të stresuar me telefon

presim golin që po vonon

Nuk më flet,nuk më përgjigjesh

je me nerva saherë digjesh

nata më duket si lodër

mu bëre tamam si motër

Prit e prit,të zemë skedinë

që ta shprehim dashurinë

kot rri pres si gallof

të gjitha ndeshjet dalin bllof

Ngadonjëherë filloj qesh

sepse ti nuk di të zesh

të dy e gjejmë një preteks

që shohim ndeshjet në teleteks

Mallkoj fatin tim të zi

keq në lloto dhe dashuri

kemi marrë edhe kredi

paguaj unë,luan ti

Ja kështu njeriu vuan

kur Interiste e merr gruan

gjith jetën e pret me shpresë

për 1 gol në kohën shtesë

#Skedinadashësi

Related posts

Wanda-Icardi nuk përmbahen në rrjetet sociale

Sadik.Autor

NUK PASKA FAJ/ Toples dhe në superformë, ja bukuroshja që frymëzon Piatek (FOTO)

Isa.Autor

RRËFEN PËR HERË TË PARË/ Ish-e dashura e Maradonës: Diego më mësoi të pija kokainë në moshën 16-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment