Duke filluar nga ora 21:00 do të luhet sfida Spanjë-Poloni e vlefshme për Grupin E të Kampionatit Europian.
Iberikët do të kërkojnë triumfin e parë në këtë kompeticion, pas barazimit zhgënjyes me Suedinë në ndeshjen e parë. Nordikët udhëheqin grupin në kuotën e 4 pikëve, ndërsa ndjek Slovakia me 1 pikë më pak dhe për Spanjën kjo sfidë është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë.
Në krahun tjetër Polonia vjen pas disfatës 1-2 kundër Slovakisë dhe nuk mund të dalin nga kompeticioni në mënyrë të turpshme. Në sfidën e parë sulmuesi Robert Levandovski u kritikua shumë për lojën e dobët, ndërsa në sfida të tilla polakëve u duhet një lojtarë me eksperiencë si sulmuesi i Bajernit.
LIVE/ Spanjë – Poloni 1-1
Morata 26′ / Levandovski 54′
KOMENTI LIVE:
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
87′ Tjetër zëvendësim te Spanja, largohet Morata, në vend të tij Ojarzabal.
83′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Spanja me Alvaro Moratën. Sulmuesi i kombëtares iberike sfumon një tjetër shans të artë i vetëm përpara portës.79′ Momente paniku në zonën e Polonisë, Spanja kërkon me ngulm golin e fitores, por fati është me polakët në këto minuta.
69′ Rrezikon Spanja. Një dalje e rrezikshme e portierit Shezni i lë hapësirë iberikëve të tentojnë portën, por reagon mbrojtja duke larguar topin nga zona.
67′ Zëvendësim në radhët e dyja skuadrave. Tek Polonia largohet Suderski futet në fushë Frankovski. Në radhët e ibreikëve largohet Moreno dhe Koke, teksa aktivizohen Sarabia dhe Fabian Ruiz.
61′ Zëvendësim te Spanja, largohet nga fusha Olmo, vendin e tij e merr Ferran Torres.
58′ Pafat Spanja. Moreno humbet penallti, tentativa e sulmuesit ndalet nga shtylla, topi shkon te Morata, që me portën e boshatisur e ka dërguar topin jashtë kuadratit.
54′ GOOOOOL POLONIA 1-1/ Vendoset baraspesha në stadiumin e Sevijas. Robert Levandovski gjen rrugën e rrjetës. Kapiteni polak godet saktë me kokë, pas harkimit nga e djathta.
46′ Starton pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
42′ E pabesueshme çfarë humbet Polonia. Fillimisht predha e Svidevskit u ndal nga shtylla, teksa Levandovski nga shumë pranë nuk arriti të realizonte, duke shpërdoruar një mundësi të artë.
35′ Kundërpërgjigjet Polonia me Svidevskin, por sulmuesi i Polonisë nuk arrin të shtyjë drejt rrjetës një asist mjaft të bukur të Levandovskit.
34′ Pranë golit të dytë Spanja, me Morenon, i cili provon nga një goditje dënimi në limitet e zonës, tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.
26′ GOOOOL SPANJA 1-0/ Zhbllokohet sfida, iberikët në avantazh. Shënon Alvaro Morata, pas asistit të Morenos. Fillimisht u akordua pozicion jashtë loje, por më pas ndërhyri VAR-i dhe goli u konsiderua i rregullt!
19′ Levandovski provon të shpërthejë me një sprint afro 60 metra, por në fund, ishte kapiteni Zhordi Alba ai që arriti të fitonte duelin me sulmuesin polak.
14′ Spanja merr frenat e lojës në dorë, por rastet e rrezikshme në portën e Sheznit kanë qenë me pikatore në keto minuta. Iberikët qarkullojnë topin në mesfushë.
6′ Klish jep sinjalin e parë të rrezikshëm me një gjuajtje nga distanca, tentativa e tij shkon mbi traun e portës së mbrojtur nga Unai Simon.
5′ Të dyja skuadrat shfaqin dëshirë për ta fituar ndeshjen në këto minuta të para .
1′ Ka startuar sfida! Polonia shkelmon topin e parë nga qendra. Spanja menjëherë në sulm në kërkim të golit!