Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU MENDON PËR SEZONIN E RI/ Drejtuesit “korçarë” synojnë të mbajnë patjetër futbollistin 28-vjeçar…

Skënderbeu duket se do të bëjë çmos të mbajë në ekip një nga më të rëndësishmit e sezonit të kaluar në pjesën e dytë të tij. Bëhet fjalë për Vangjel Zguron, i cili është një nga lojtarët më me shumë eksperiencë në ekipin e Skënderbeut.

Pavarësisht lakimit të emrave të ndryshëm për këtë repart, mes të cilëve edhe Hakaj, duket se bardhekuqtë janë gjithnjë e më shumë më të bindur se qëndrimi i Zguros do të jetë një armë më shumë për Skënderbeun. Për këtë arsye bisedimet mes palëve kanë qenë të vazhdueshme dhe Takaj po bën çmos për ta bindur pogradecarin që të qëndrojë edhe për një tjetër sezon në Korçë. Një gjë të tillë e bëjnë me dije burime të sigurta pranë klubit bardhekuq.

Të njëjtat burime thanë se veç dëshirës së presidentit ajo që i shton më shumë “presionin” drejt qëndrimit është vendosja e vetos nga ana e Memellit. Ka qenë trajneri bardhekuq që ka kërkuar konfirmimin e tij nga ana e klubit duke e quajtur një element mjaft të rëndësishëm për nisjen e projektit të sezonit të ri.

Memelli është i bindur se me Zguron nga njëri krah dhe Meksin nga ana tjetër krahët e prapavijës mund të quhen më se të blinduar. Gjithçka është në bisedime e sipër, por ajo që mund ta bëjë Zguron të bindet janë marrëdhëniet e mira që ka pasur si me trajnerin ashtu edhe me presidentin.

MARA – Ndryshe nga Zguro, situata e mesfushorit maliqar duket se qëndron shumë më ndryshe. Fakti që vetë lojtari ka shprehur pëlqimin e vet për të pritur ofertat e mundshme që do të vijnë në drejtim të tij e më pas të vendosë për të ardhmen, duket se ka bërë që gjithçka të ndalojë. Skënderbeu nga njëra anë qëndron në pritje të situatës.

Related posts

ZBULON NGJARJEN E VITIT 1990/ Polici rrëfen: Mund ta kisha vrarë Bobanin, e kisha pistoletën… (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO NË SUPERIORE/ Nga Ngo tek Marku dhe Ibraimi, ja të gjitha lëvizjet e kryera nga klubet…

Delo.autor

STATISTIKAT/ 18 javët të para në Superiore, pasimet dhe zotërimi i topit flasin vetëm për… Kukësin

Delo.autor

Leave a Comment