Futboll Sport

STATISTIKA/ Lojtari më i shpejtë në “EURO 2020”, futbollisti i Italisë është “Ferrari” i kompeticionit

Italia po zhvillon një paraqitje fantastike në këtë kampionat europian duke marrë dy fitore në po kaq ndeshje në sfidat ndaj Turqisë dhe Zvicrës.

Për ‘’azzurrët’’ nuk është vetëm një kompeticion ku po rezulton suksesi në grup, por dhe në aspektin personal. Një ndër futbollistët më të mirë të Italisë në këtë turne, Leonardo Spinacola përveç paraqitjeve pozitive ka arritur dhe një rekord personal.

Mbrojtësi i Romës sipas statistikave të UEFA-s është lojtari më i shpejtë i turnet në 23 sfida të luajtura deri tani, duke arritur shpejtësinë 33.8 km/h. Pas tij renditet futbollisti hungarez, Loik Nego me po të njëjtën shpejtësi, ndërsa në vend të tret futbollisti i Uellsit, Daniel Xhejms me 33.5 km/h.

Spinacola është vendosur dhe në qendër të merkatos, teksa është përfolur shumë për një interesim të Real Madridit, teksa Ançeloti e shikon bashkatdhetarin si element të rëndësishëm te madrilenët.

Related posts

Është pranë transferimit, Cortua blen shtëpi në Madrid

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Celta Vigo-Real Madrid. Rezultati 0-3

Delo.autor

YLLI VAZHDON TË HABISË TË GJITHË/ Rabiot i “burgosur” nga klubi i PSG-së, ja kush ndërhyn për zgjidhjen

Delo.autor

Leave a Comment