Futboll Sport

PËSOI ATAK KARDIAK/ Eriksen kthehet në shtëpi, reagon bashkëshortja e tij: Më në fund jemi bashkë…

Para pak ditësh mjekët njoftuan se futbollisti Christian Eriksen, që pësoi një atak kardiak në mes të ndeshjes, do t’i nënshtrohej një operacioni në zemër. Federata e Danimarkës njoftoi se pas testeve të zemrës të kryera, futbollistit do i vendosej një defribilator. Kjo pajisje është e nevojshme, për shkak të shqetësimeve me ritmin në zemër.

Fatmirësisht operacioni ka përfunduar me sukses dhe Eriksen ka dalë nga spitali ditën e djeshme. Lajmin e ka dhënë Federata Daneze e Futbollit, që ka njoftuar se futbollisti ka takuar edhe miqtë e tij të skuadrës. Pas daljes nga spitali, Eriksen do të dërgohet në shtëpinë e tij për të kaluar kohën me familjen. Gjithashtu Eriksen ju ka dërguar një mesazh gjithë njerëzve që e kanë mbështetur këto kohë.

“Christain Eriksen ka kaluar një operacion të suksesshëm dhe sot doli nga spitali. Gjithashtu ditën e sotme ai vizitoi skuadrën kombëtare në Helsingor dhe prej andej ai do të shkojë në shtëpi dhe të kalojë kohën me familjen.

Christian ka një përshëndetje:

‘Faleminderit për përshëndetjet e shumta, ka qenë e jashtëzakonshme që t’i shikoj dhe t’i ndjej. Operacioni shkoi shumë mirë dhe jam mirë nën këto rrethana. Ishte vërtetë e mrekullueshëm që të takoja sërish shokët e mi pas ndeshjes fantastike që luajtën ditën e djeshme. Nuk ka nevojë të them se do të brohorasë sërish për ta ditën e hënë në ndeshjen kundër Rusisë’”, thuhet në deklaratën e Federatës Daneze të Futbollit.

Po ashtu edhe Sabrina, bashkëshortja e Christian Eriksen ndihet e çliruar tani që e keqja e kaloi dhe futbollisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ditën e djeshme Eriksen doli nga spitali dhe në një prononcim për GDS, Sabrina thekson se Christian dhe ajo kanë nevojë për qetësi.

“Christian është mirë. Tani jemi së bashku dhe na duhet vetëm pak pushim e qetësi“

Related posts

NDESHJE MAGJIKE/ Barazim me gola, Liverpool dhe Manchester City ndajnë pikët në “Anfield”

Delo.autor

Kjo është ‘bisha’ që Hysaj përdor jashtë fushave të blerta

Q.Autor

INIESTA I RI/ REALI paguan Man Cityn për SUPER talentin, por me një KUSHT…

Isa.Autor

Leave a Comment