Futboll Sport

E PABESUESHME/ Kundërsulmi “vrastar” ndaj Gjermanisë, ja me sa km/h vrapoi Ronaldo (VIDEO)

Portugalia u mposht nga Gjermania, me rezultatin 2-4 në sfidën e vlefshme për Grupin F të Europianit. Luzitanët kaluan të parët në avantazh, falë një kundërsulmi vrastar në minutën e 15-të, ku protagonist ishte ylli portugez, Kristiano Ronaldo.

“BeIN Sports” analizoi golin e parë të Portugalisë, dhe zbuloi se Ronaldo arriti një shpejtësi maksimale prej 32 km/h gjatë vrapimit të tij për plot 97 metra.

Gjithashtu “ITV Sport”, raporton se Ronaldo kaloi 92 metrat për 14.2 sekonda, pavarësisht ngadalësimit të shpejtësisë në metrat e fundit të fushës.

Vlen të theksohet fakti se lojtari që ka arritur shpejtësinë më të madhe deri më tani në Euro 2020 është mbrojtësi italian Leandro Spinacola. Ai arriti shpejti prej 36 kilometra në orë në sfidën ndaj Turqisë.

Related posts

GAFA ME HIMNIN E SHQIPËRISË/ Ja data kur UEFA do ndëshkojë Francën

Delo.autor

Bale refuzon Bayernin, dëshiron transferimin në Premier League

Q.Autor

RIKTHIMI NË FUTBOLLIN ITALIAN/ Ajeti ka një mesazh të qartë: Shpresoj të fitoj sërish Kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment