Futboll Sport

MANAJ GATI TË NDRYSHOJË EKIP/ Zbulohen 3 skuadrat spanjolle që duan sulmuesin e Kombëtares

Rei Manaj ka edhe dy vite kontratë me Barcelonën, por mund të ndryshojë ekip këtë verë. Sipas asaj që raporton “SPORT”, në gjurmët e futbollistit lushnjar janë vënë dy klube.

Bëhet fjalë për UD Ibiza, CD Tenerife dhe Real Oviedo, të cilët militojnë në La Liga 2 në Spanjë. Manaj ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Barcelonën B, teksa në Secunda Division ka arritur të shënojë 14 gola.

Në ditët e ardhshme lojtari pritet të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen, teksa nuk përjashtohet edhe mundësia që të qëndrojë te Barcelona.

Related posts

LISTA E PLOTË E ITALISË PËR EURO 2024/ Trajneri Spalleti largon 3 lojtarë

F.autor

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Ajax jep shembullin ideal, kështu duhet të funksionojë një klub!

Delo.autor

KORRUPSION, POLITIKË E GJYQE/ Kroacia plot halle është në ëndërr

Isa.Autor