Futboll Seria A Sport

MERKATO I VË FLAKËN DERBIT TË MADONINËS/ Mesfushori Calhanoglu tradhton Milanin, kalon tek Inter

Mënyrat e tregut janë të pafunduara, por një kthesë si kjo, në një të dielë të qetë qershori, rrezikon t’i vërë flakën derbit tjetër të Milanos. Interi ka siguruar shërbimet e Hakan Calhanoglu, një profil perfekt për të zëvendësuar Christian Eriksen, ndërsa pret të kuptojë se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit danez. Një takim me agjentin e turkut ishte i mjaftueshëm për të kuptuar kënaqësinë e lojtarit që të vishet zikaltër. Transferimi konsiderohet tashmë punë e kryer.

Pjesa tjetër e marrëveshjes, detajet e saj, do të bëhen më të qarta në ditët e ardhshme, veçanërisht tani që ish-numri 10 i kuqezinjve do të jetë i lirë nga Europiani. Statusi i lojtarit të lirë e thjeshton shumë punën e zikaltërve. Një “mundje krahu” mes tij dhe Milanit për rinovimin, që përfundoi me ftohjen e qëndrimit në Milanello.

Calhanoglu kurrë nuk ka bërë një hap prapa nga kërkesa fillestare prej 5 milionësh në sezon, ndërsa Milani nuk ka lëvizur kurrë nga tavani prej 4 milionësh, pragu maksimal i vendosur nga klubi.

Dhe “i ftohti” i madh erdhi në fund të kampionatit të kaluar, kur emri i lojtarit turk u lidh me disa klube në Europë, përfshirë Juventusin. Interi nuk ishte në listë, por paska punuar nënn rrogoz, duke triumfuar mbi të gjithë.

Related posts

ZYRTARE/ Gerard me aventurë të re, prezantohet si trajneri i ri i klubit të Premier League…

Delo.autor

Laçi dhe Partizani ndahen në “paqe” pa gola në javën e katërt të Superligës

Isa.Autor

SYNON EUROPA LEAGUE/ Ancelotti: Së shpejti do të fitojmë diçka, qëllimi ynë është…

Isa.Autor

Leave a Comment